15 TË VDEKUR 766 TË INFEKTUAR-KOVID 19

 

KOVID 19-15 TË VDEKUR 766 TË INFEKTUAR

Në 24 orët e fundit nga 3.748 teste të realizuara 766 persona kanë rezultuar pozitiv, pjesa më e madhe në Shkup ku ka 521 të infektuar të ri. Poashtu nga 766 të infektuar 86 janë reinfektime. Autotitetet shëndetësore kanë njoftuar edhe 12 të vdekur në 24 orët e fundit dhe 3 të tjerë në periudhën prej 3 janarit deri më 11 janar. Ndërkohë njoftohet edhe për 486 të shëruar. Aktualisht në vend ka 16.397 raste aktive me Kovid 19.

Ministria e Shëndetësisë poashtu bëri të ditur se brenda një javë është dyfishuar numri i të prekurve nga virusi korona. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë janë diagnostikuar 51% më shumë raste krahasuar me javën e kaluar. Në laboratorin e virologjisë të ISHP-së, në javën e dytë të janarit janë analizuar gjithsej 152 mostra pozitive të SARS-CoV-2 dhe në 104 prej tyre (68%) është detektuar varianti Omicron.

“Në periudhën njëjavore, nga data 3 deri më 9 janar, janë raportuar 946 ri infeksione, me një rritje për 7 herë krahasuar me një javë më parë. Grup moshat më të zakonshme janë 30-39 (27%), 20-29 (24%) dhe 40-49 (17%). Numri më i ulët është regjistruar në grup moshën 0-9 (2%). Rritja më e madhe e pacientëve është në grup moshën 20-29 vjeç si dhe në grup moshën 30-39 vjeç”, thonë nga MSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published.