19 TË VDEKUR MBI 2 MIJË TË INFEKTUAR NË RMV

19 TË VDEKUR MBI 2 MIJË TË INFEKTUAR NË RMV

Në 24 orët e fundit në RMV janë regjistruar 2 019 raste të reja, nga 6.119 të testuar. Në mesin e të infektuarve 254 persona janë reinfektuar. Poashtu njoftohet edhe për 19 viktima, 15 prej të cilëve kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, derisa 4 të tjerë siç njofton sistemi Termini im, kanë vdekur nga 18 deri më 22 janar. Betejën me virusin e kanë fituar 973 pacientë. Aktualisht në vend ka 21.883 raste aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.