1964 INFEKTIME DHE 13 VIKTIMA- GJENDJA ME KOVID-19 NË VEND

Gjatë 24 orëve të fundit nga 7724 teste janë regjistruar 1964 raste të reja me COVID-19. Vetëm në Shkup regjistrohen 1070 raste pason Manastiri me 226, Prilepi me 122 dhe qytetet tjera me numra dyshifrorë.

Për shkak të një problemi teknik në sistemin Termini im, asnjë person i rikuperuar nuk është regjistruar gjatë ditës.  Personat e shëruar nga sot do të shfaqen në informacionin e nesërm.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 viktima,2 nga Shkupi (82 dhe 87), 2 nga Prilepi (74 dhe 86) dhe nga një  viktimë nga Resnja (67), Struga (71) dhe Kriva Palanka (39).  Të gjithë kanë vdekur në spital.

Sipas Regjistrit të Vdekjeve me Diagnozë COVID-19 nga Termi im, janë 6 persona, 2 nga Gjevgjelia (66 dhe 78) dhe nga një viktimë nga Shkupi (71), Manastiri (78), Dellçeva (70) dhe Kavadari (76), të cilët kanë humbur jetën  në periudhën 30.12.2021-08.01. 2022  Të vdekurit janë të moshës 66 deri në 78 vjeç.  Nga të raportuarit, 3 persona kanë vdekur në spital dhe 3 në shtëpi.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.672.767 testime të COVID-19.  Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 236.241, numri i të shëruarve është 215.853, numri i atyre që humbën jetën  është 8.055 dhe numri i rasteve aktive është 12.333.

Leave a Reply

Your email address will not be published.