2 ZJARRE TË MËDHA AKTIVE NË GREQI, EVAKUOHEN BANORËT DHE TURISTËT

2 ZJARRE TË MËDHA AKTIVE NË GREQI, EVAKUOHEN BANORËT DHE TURISTËT

Gjatë natës mbi 200 zjarrfikës kanë luftuar me flakët në dy lokacione të ndryshme, në Greqinë qendrore dhe në Peloponez, pas zjarreve që kanë shpërthyer dje dhe janë ende aktive, ndërsa për masa paraprake janë evakuuar fshatrat dhe një hotel, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Beteja me zjarrin vijon mëngjesin e sotëm ndërsa ato po shuhen nga ajri me avionë dhe helikopterë.

Një zjarr është aktiv në Greqinë qendrore pranë qytetit Itea dhe përmes numrit të urgjencës 112, banorëve në pjesën veriore të qytetit iu kërkua të evakuohen mbrëmjen e djeshme.

Në zjarrin e dytë pranë Kranidit në Peloponez, situata është përmirësuar mëngjesin e sotëm, megjithëse zjarri ende nuk është lokalizuar dhe në mbrëmë janë evakuuar turistët që qëndronin në një hotel të madh dhe luksoz.

Leave a Reply

Your email address will not be published.