20 TË VDEKUR 1424 TË INFEKTUAR NË RMV
Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 5.604 teste, prej të cilave 1.424 janë raste të reja me KOVID-19 bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 790 raste, Manastir – 92, Kumanovë – 57, Kavadarci – 45, Strumicë – 48, Shtip – 43, Prilep – 37, Ohër – 36, Tetovë – 35 , Gjevgjel – 33, Gostivar – 31, Kërçovë – 27, Veles – 24, Negotinë – 18, Resnjë – 20, Kriva Palankë – 10, Koçani dhe Shën Nikollë nga 13, Struga – 8, Vinicë – 7, Radovish, Probishtip, Bogdancë dhe Makedonski Brod – nga 5, Delçevë , Berovë dhe Demir Hisar – nga 3, Dibër ,Vallandovë, Krushevë dhe Dojran – nga 1, Makedonski Brod – 2. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1.424 ) janë regjistruar 214 persona të infektuar përsëri.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 të vdekur: 6 persona nga Shkupi ( 69vjet, 72vjet, 77vjet, 82vjet , 89vjet dhe 90vjet ), 2 nga Velesi (43vjet dhe 69vjet ), 2 nga Strumica (65vjet dhe 66vjet) dhe 2 nga Prilepi (58 dhe 80) si dhe nga 1 nga Struga (89vjet) , Kriva Pallanka (81) dhe Bodganci ( 75vjet).
Gjithashtu, sipas Regjistrit të Vdekjeve me Diagnozë KOVID-19 nga Termini Im, janë raportuar 5 persona që kanë ndërruar jetë. Viktimat janë nga Shkupi (1), Gostivari (1), Kumanova (1), Probishtipi (1) të moshës nga 67 vjeç – 88 vjeç. Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, tre persona kanë qenë plotësisht të vaksinuar. Poashtu janë regjistruar 1.083 pacientë të shëruar.
Deri më tani janë kryer gjithsej 1.746.689 teste të Covid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë, është 256.281, numri i personave të shëruar është 227.492 numri i të vdekurve është 8.218 dhe numri i rasteve aktive është 20.571.
Leave a Reply