26 TË VDEKUR 1908 TË INFEKTUAR NË RMV 

 

26 TË VDEKUR 1908 TË INFEKTUAR NË RMV

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 5.834 teste, me çrast 1.908 persona janë rezultuar me COVID-19.

Vetëm në kryeqendër janë regjistruar 972 të infektuar. Nga numri i përgjithshëm i 1.908 rasteve pozitive, janë regjistruar 254 persona të riinfektuar, njëri prej të cilëve është dy herë i riinfektuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 22 të vdekur, të moshës nga 53 deri në 85 vjet.

Gjithashtu, sipas Regjistrit nga Termini im, janë raportuar edhe 4 person që kanë ndërruar jetë prej 4 deri më 26 janar.

Nga 26 të vdekurit shtatë ishin të vaksinuar plotësisht dhe 19 kishin sëmundje shoqëruese. Sipas raportit të Ministrisë sê Shëndetësisë janë regjistruar 1.129 pacientë të shëruar. Aktualisht numri i rasteve aktive është 16.442 të infektuar me kovid 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.