511 RASTE TË REJA ME KOVID 19, 129 RI INFEKTIME
Bazuar në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nga 1.489 analiza janë regjistruar 511 raste të reja me COVID-19
Në Shkup – 276, Kumanovë, Kavadar dhe Ohër – 27, Veles – 23, Manastir – 22, Tetovë – 17, Prilep – 15, Shtip – 13, Strumicë. dhe Koçani – 12, Radovishi dhe Dellçeva – 6, Gostivari, Struga, Gjevgjelia dhe Negotino – 4, Kriva Pallanka – 3, Resnja, Sveti Nikolla dhe Kratovë – 2, Berova, Valandova dhe Bogdanci – nga 1.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (511), janë regjistruar 129 riinfeksione.
Në regjsitrin e të shëruarve evidentohen edhe 264 persona: Shkupi – 149, Ohri – 15, Kavadari dhe Manastiri – 12, Kumanova – 11, Tetova – 9, Veles – 8, Prilep, Strumicë dhe Gostivar – 6, Shtip dhe Negotinë – 5. Koçani – 4, Gjevgjeli – 3, Struga, Kriva Palanka dhe Probishtip – 2, Dellçeva, Resnja, Bogdanci, Kërçova, Dibra, Makedonski Brod dhe Demir Kapi nga 1.
Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me COVID-19 nga Termi im, janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi (72 dhe 88 vjeç), njëri ka ndërruar jetë në kushte spitalore ndërsa tjetri në kushte shtëpiake. Personat kanë vdekur më date 07.05.2022.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.092.192 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 316.729, numri i të shëruarve është 305.503, numri i të vdekurve është 9.337 dhe numri i rasteve aktive është 1.889.
Leave a Reply