68% E TË INFEKTUARVE NË RMV ME OMICRON

68% E TË INFEKTUARVE NË RMV ME OMICRON

Në Maqedoninë e Veriut 68 për qind e rasteve me Kovid 19 i përkasin variantit Omicron që është gjetur në 12 qytete të vendit. Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kanë pohuar se vetëm tre ditë para se t’u paraqiten simptomat kanë pasur kontakte me persona të prekur nga virusi. Të prekurit nga virusi i përkasin të gjitha grupmoshave, por më të përfaqësuar janë ata nga 30 deri 39 vjeç. Mjekët thonë se interesimi për vaksinim me dozën e parë është tejet i ulët, prandaj autoritetet në RMV kanë paralajmëruar masa stimuluese për nxitjen e vaksinimit, sidomos tek të rinjtë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.