7 PERSONA TË VDEKUR DHE 1732 RASTE TË REJA ME KOVID-19

7 PERSONA TË VDEKUR DHE 1732 RASTE TË REJA ME KOVID-19

Bazuar në të dhënat e ISHP-së, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit nga 6928 teste të realizuara janë regjistruar 1732 raste të reja me KOVID-19. Shkupi ende kryeson me 788 raste, Manastiri me 159 dhe qytetet tjera me nën 100 të infektuar të rinj. Nga numri i përgjithshëm i pozitive (1732), janë regjistruar 204 riinfeksione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 persona të vdekur: 2 nga Shkupi dhe 2 nga  Velesi  dhe nga një i vdekur nga Prilepi, Kavadari  dhe Shën Nikolla. Të vdekurit raportohen ta kenë humbur jetën në spital. Sipas regjistrit të vdekurve me diagnozë KOVID-19 nga Termini Im janë raportuar 6 persona të vdekur, 4 vdiqën në spital dhe 2 në shtëpi.

Ndërkohë regjistrohen edhe 1.035 të shëruar.

Deri më tani në vend janë realizuar 1.692.991 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin Korona që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë është 241.651, numri i të shëruarve është 218.340, numri i të vdekurve është 8.083 dhe numri i rasteve aktive është 15.228./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.