77 SHKOLLA NË KOSOVË KANË KALUAR NË MËSIM ONLINE

77 shkolla në Kosovë kanë kaluar në mënyrën e mësimit online, bëjnë të ditur drejtoritë komunale të arsimit. Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit Iliriana Pylla për Radio Kosovën ka thënë se për çdo ditë është duke u rritur edhe numri i të infektuarëve nga radhët e nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër. “ Sipas të dhënave të fundit që kemi marrë nga drejtoritë komunale të arsimit janë që nga 680 shkolla që punojnë me skenarin me rikthim 77 prej tyre kanë kaluar në skenarin C ku mësimi është duke u realizuar në platformën online. Sipas të dhënave në skenarin A janë tri shkolla, skenarin B 14 dhe në skenarin C 77 shkolla”, tha yëdhënësja e Ministrisë së Arsimit. Sipas saj aktualisht janë 1 mije 173 mësimdhënës të infektuar aktiv dhe 5 mije e 455 nxënës. “Sa i përket numrit të të infektuarve në mesin e mësimdhënësve janë 1 mijë 173 të infektuar aktiv. Ndërsa, nxënës aktiv me Covid-19 sipas të dhënave të fundit janë 5 mije e 455.

Leave a Reply

Your email address will not be published.