81% E TË SHTRUARVE AKTUALISHT ME KOVID-19 DHE 78% E TË VDEKURVE JANË TË PAVAKSINUAR

Analiza e detajuar e MSH: 81% e të shtruarve aktualisht me Kovid-19 dhe 78% e të vdekurve janë të pavaksinuar!

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar analizën e të vaksinuarve nga rastet pozitive me Kovid 19 në periudhën prej 6 Gushtit 2021 deri më 13 Janar-2022. Të vaksinuar janë personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Në periudhën nga data 06.08.2021 deri më 13.01.2022 në territorin e vendit 85.593 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga të testuarit me KOVID 19, 37% prej tyre janë vaksinuar plotësisht që do të thotë 32.079 persona. Mbetet i madh numri i qytetarëve të pavaksinuar të infektuar me Kovid 19. Sipas statistikave të muajve të kaluar 53.514 qytetarë (63%) e të infektuarve pozitivë me Kovid 19 nuk janë vaksinuar. Sipas raporteve nga spitalet aktualisht janë të hospitalizuar 340 persona, prej tyre 19% janë të vaksinuar, 81% të pavaksinuar. Gjatë javëve të fundit presioni ndaj spitaleve është ulur për shtrimet por janë shtuar ekzaminimet ambulantore, duke arritur deri në njëqind pacientë në ditë në spital.

Analizat tregojnë se vdekshmëria tek të pavaksinuarit është drastikisht më e lartë. Në periudhën prej 06.08.2021 deri më 13.01.2022, 78% e të vdekurve me virusin korona kanë qenë të pavaksinuar dhe vetëm 22% kanë marrë vaksinën. Sipas analizave të vdekurit kishin disa sëmundje kronike të kombinuara ndërsa pacientët janë vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave.

Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e vaksinimit duke bërë thirrje për vaksinim masiv me qëllim që të arrihet imunitet kolektiv dhe do të parandalohet përhapja e mutacioneve SARSKоV2.

Leave a Reply

Your email address will not be published.