90% E TË INFEKTUARVE NË RMV JANË ME OMIKRON 10% ME DELTA

90% E TË INFEKTUARVE NË RMV JANË ME OMIKRON 10% ME DELTA

Rreth 21 milionë raste me Kovid u raportuan nga OBSH gjatë javës së kaluar, duke vendosur një rekord të ri global për rastet javore nga varianti Omikron. Edhe në Maqedoninë e Veriut 90 për qind e të infektuarve me kovid – 19 janë nga lloji omikron, derisa 10 për qind nga lloji delta, ka bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.

“Sipas informacioneve dhe analizave tona që janë kryer në Institutin e Shëndetit Publik, 10 për qind e të infektuarve janë me llojin delta të virusit, ndërsa 90 për qind me llojin e omikronit” , deklaroi ministri I shëndetësisë.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë, paraljmëron se pas Omrikronit varianti i ri i Kovid-19 që pritet të vijë do të jetë më infektues.

“Varianti tjetër do të jetë më shqetësues dhe ajo që ne nënkuptojmë me këtë është se do të jetë më i transmetueshëm, sepse do të duhet të superojë atë që qarkullon aktualisht. Pyetja e madhe është nëse variantet e ardhshme do të jenë shumë të rënda”, ka deklaruar Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e OBSH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.