97 VIKTIMA BRENDA JAVËS-ISHP

97 VIKTIMA BRENDA JAVËS-ISHP

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën prej 17-23 janar 2022 janë regjistruar 11 610 raste të reja pozitive nga 35 qytete të vendit, një rritje prej 4,5% krahasuar me javën e kaluar. Gjatë kësaj periudhe në laboratorët ku kryhet testimi molekular dhe antigjen për praninë e SARS-CoV-2 janë testuar 39 289 materiale, një rënie prej 15,6% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, dhe incidenca më e lartë javore është regjistruar në Krushevë.

Janë regjistruar persona të infektuar nga të gjitha grupmoshat. Më të shpeshta janë rastet e grupmoshave prej 30-39 dhe 40-49 vjeç. Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç. Por krahasuar me një javë më parë rritje e numrit të infektuarve vërehet pothuajse në të gjitha grupmoshat ku rastet e infeksioneve te fëmijët prej 0-9 vjeç shënojnë rritje prej 30,9% dhe te grupmosha prej 60 vjeç vërehet rritje prej 17,1%. Rënie të numrit të pacientëve ka në grupmoshat prej 10-19 vjeç dhe 20-29 vjeç krahasuar me javën e kaluar. Të shëruar janë 7627 persona të hospitalizuar apo që kurohen në shtëpi.

Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 1559 ri-infeksione e cila është 25 % përqind më e lartë krahasuar me javën e kaluar. U raportuan 97 viktima në 20 qytete gjatë javës së kaluar, 76,4% më shumë se javën e kaluar. Shumica prej tyre janë nga Shkupi (38). Për sa i përket moshës së viktimave shumica janë të grupmoshës mbi 60 vjeç, dhe vdekje të regjistruara janë në grupmoshat 50-59 vjeç (8), 40-49 vjeç (2) dhe 30-39 vjeç (2. ) .

Deri më 22 janar të këtij viti gjithsej 864.759 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine kundër Covid-19 brenda dhe jashtë vendit. Plotësisht (me dy doza) janë vaksinuar 841.143 persona dhe me dozën e tretë janë vaksinuar 122.752 persona./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.