AKULLI NË MALIN EVEREST SHKRIHET 80 HERË MË SHPEJT SE SA U FORMUA

AKULLI NË MALIN EVEREST SHKRIHET 80 HERË MË SHPEJT SE SA U FORMUA

Sipas një studimi të ri të transmetuar nga CNN, maja më e lartë e malit më të lartë në botë çdo vit në 25 vitet e fundit humb akullin që kërkon dekada për t’u krijuar.

Këto llogaritje shërbejnë si paralajmërim se shkrirja e shpejtë e akullit në disa nga pikat më të larta në Tokë mund të çojë në përkeqësimin e ndryshimeve klimatike, duke përfshirë ortekët më të shpeshtë dhe tharjen e burimeve ujore nga të cilat varen rreth 1.6 miliardë njerëz. Këto burime furnizojnë ujë për pije, ujitje dhe hidrocentralet.

Akulli që iu deshën rreth 2000 vjet për t’u formuar në akullnajën South Cole i cili u shkri në rreth 25 vjet, që do të thotë se u shkri 80 herë më shpejt se sa duhej për t’u formuar. Ndërsa tretja e akullnajave po studiohet kudo, pak vëmendje shkencore po i kushtohet pikave më të larta në planetin tonë, thonë shkencëtarët në një studim të botuar në Nature Portfolio Journal Climate and Atmospheric Science.

Një ekip shkencëtarësh dhe alpinistësh, duke përfshirë gjashtë nga Universiteti i Maine, vizituan akullnajën në vitin 2019 dhe mblodhën mostra të bërthamës së akullit 10 metra të gjatë. Ata gjithashtu ngritën dy stacionet më të mëdha të automatizuara meteorologjike në botë për të mbledhur të dhëna dhe për t’iu përgjigjur pyetjes nëse akullnajat më të paarritshme në Tokë janë prekur nga ndryshimet klimatike si rezultat i sjelljes njerëzore. Përgjigja është një PO e fuqishme, shumë më tepër se në fund të viteve 1990. Shkencëtarët thonë se gjetjet e tyre jo vetëm që konfirmuan se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu kishin arritur pikat më të larta të Tokës, por gjithashtu prishën ekuilibrin kryesor nga malet e mbuluara me borë.

Hulumtimet kanë treguar se akulli në akullnajë është tkurrur me rreth 55 metra në 25 vjet. Shkencëtarët kanë parë gjithashtu se mbulesa e borës së akullnajës është tërhequr dhe i ka lënë vendin akullit dhe se ndryshimi mund të ketë filluar që në vitet 1950. Ky shndërrim i borës në akull do të thotë që akullnaja nuk mund të reflektojë më rrezatim diellor dhe për këtë arsye shkrihet më shpejt. Simulimet treguan se për shkak të ekspozimit ekstrem ndaj rrezatimit diellor, shkrirja e akullit dhe avullimi në atë rajon mund të përshpejtohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.