AKUZOHET ANESTEZIOLOGU PËR PËRDHUNIM GJATË NJË OPERACIONI CEZARIAN
Policia Braziliane ka arrestuar një anesteziolog në spitalin Sao Joao de Meriti në Rio de Zhaneiro, i cili dyshohet se ka përdhunuar një grua gjatë seksionit cezarian. 32 vjeçari Giovanni Quintella Bezera (32) dyshohet se ka kryer seks oral në sallën e operacionit me një grua shtatzënë e cila ishte nën anestezi. E gjithë ngjarja është regjistruar, raporton The Sun.
Sipas gazetës kolegët e tij ishin të shqetësuar për sasinë e anestezisë me të cilën ai po i injektonte pacientët ndaj vendosën fshehurazi një kamerë për të regjistruar se çfarë po bënte ai. Ata u tronditën kur kuptuan se ai po abuzonte seksualisht me një grua që ishte nën anestezi ndërsa mjekët e tjerë po bënin një seksion cezarian vetëm disa metra larg. Mjekët në sallë nuk e kanë vënë re se çfarë po bënte ai pasiqë ishin të përqendruar te pacientja dhe nuk shikonin as nga perdja mbrojtëse që ishte ngritur poshtë mjekrës së saj. Ai dyshohet se ka abuzuar me gruan për dhjetë minuta. Siç thanë autoritetet, hetimet për të gjithë rastin janë në vijim ndërsa spitali i jep mbështetje të plotë gruas që dyshohet se ka pësuar dhunë.
Policia po heton nëse Giovanni kishte abuzuar më parë me gra tjera në spital.
Leave a Reply