BARAZIA GJINORE NË SFERËN DIGJITALE-5% E STUDENTEVE NË SHKENCA KOMPJUTERIKE VAJZA

BARAZIA GJINORE NË SFERËN DIGJITALE-5% E STUDENTEVE NË SHKENCA KOMPJUTERIKE VAJZA

Numri I inxhinierëve kompjuterik vazhdon të mbetet I ulët. Ky profesion në vend vazhdon të mbetet deficitar duke marrë parasysh se në nivel vjetor në vend ka mungesë për rreth 600 inxhinier të informatikës apo kompjuterik edhe pse pagat për këtë profesion janë të larta. Nga ana tjetër vetëm 5% e studentëve në këto fakultete janë vajza, thotë kryetarja e MASIT Aneta Antova Pesheva.

“Këtu duhet të vendoset theksi për personat të cilët faktikisht nuk janë në këtë profesion. Nuk duhet të gjithë të jenë IT inxhinier por këtu duhet vendosur theksi i arsimit joformal e cila jep dhe rezulton në aftësi të reja të cilat as në fakultete nuk mund ti marrin studentët. -thotë Aneta Antova Pesheva.

Përfaqësuesi i zyrës së USAID-it në RMV, Erik Janovski, theksoi se studimet tregojnë se fuqizimi i femrës ndikon në rritjen ekonomike.

“Eksperiencat globale kanë treguar se nëse kërkon mënyrë për të gjeneruar rritjen ekonomike, ju duhet të insistoni dhe investoni në fuqizimin e femrës dhe barazinë gjinore” – thekson Erik Janovski nga USAID.

Sipas zonjës së parë të shtetit Elizabeta Georgievska problemi qëndron në faktin se gratë sipërmarrëse akoma privohen nga të drejtat e tyre ndërsa arsyet qëndrojnë në mangësitë e sistemit.

“Studimet më relevante ndërkombëtare pjesëmarrjen e barabartë të grave në tregun e punës e tregojnë si ndikues të rritjes ekonomike dhe vlerë për shoqërinë në përgjithësi. Kompanitë të cilat në vende udhëheqëse kanë gra janë shpesh më të suksesshme për shkak të këndvështrimit më të gjerë dhe perspektivës për biznes. Shtetet me balanc më të madh gjinor, më shpejt dhe më lehtë i tejkalojnë krizat ekonomike. “-thotë zonja e parë e shtetit Elizabeta Georgievska.

Kriza ekonomike duhet të jetë shkak për të kyçur sa më shumë gratë në biznes shton zonja e parë. Sipas numrit një të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale gjatë periudhës së ardhshme do të realizohen edhe programet për punësim.

“Për vitin 2022 janë paraparë masa, që do të thotë hapje  e vendeve të reja të punës dhe masa të cilat do të thotë rritje e subjekteve juridike dhe mundësi që personat e papunë të hapin biznese të tyre personale.”- thotë Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

Kjo u tha në  konferencën “Nga marshi për të drejtat e punës, në ekonominë digjitale”, ku pjesëmarrësit kërkuan krijimin e politikave dhe strategjisë për barazi më të madhe dhe mundësi të barabarta për burrat dhe gratë në sferën digjitale. Konferenca ishte pjesë e projektit “Masat për Forcimin e Bizneseve të Grave pas Covid-19” , që u realizua me mbështetje nga USAID./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.