BASHKËSHORTI PËRDORË DHUNË NDAJ NJË 30 VJEÇAREJE NGA TETOVA

BASHKËSHORTI PËRDORË DHUNË NDAJ NJË 30 VJEÇAREJE NGA TETOVA

Një 30 vjeçare nga rajoni i Tetovës ka qenë viktimë e dhunës në familje. Viktima në SPB Tetovë  ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj M.S.(45) nga Xhepçishti i Tetovës.

Rasti po zbardhet dhe dokumentohet pas së cilës kundër M.S. do të përgatitet parashtresë përkatëse bën të ditur policia.

Poashtu në një rast tjetër, një njëzet e katër vjeçar me iniciale B.B. nga Tetova, më 16-janar, në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, për shkak të keqkuptimeve  të mëparshme është sulmuar fizikisht nga një 27-vjeçare nga një fshat i rrethinës së Tetovës dhe kushërira e saj 17-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.