BE PO PËRGATITET PËR VALËN E KOVID 19 NË VJESHTË

BE PO PËRGATITET PËR VALËN E KOVID 19 NË VJESHTË

Bashkimi Europian po përgatitet për vaksinat e përshtatura sipas varianteve, që të jenë gati në vjeshtë. Këtë e bëri të ditur Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

 “Për të garantuar më së miri përgatitjen tonë të përbashkët kundër Covid-it në vjeshtë dhe dimër, Shtetet Anëtare duhet të kenë mjetet e nevojshme. Këtu përfshihen vaksinat e përshtatura sipas varianteve, si dhe kur do të autorizohen nga Agjencia Evropiane e Barnave”.

Komisionerja e BE-së nënvizoi se marrëveshja mes BE-së dhe Moderna-s për të riprogramuar dërgesat e vaksinave kundër Covid-19 në shtator ‘do të sigurojë që vendet të kenë akses në dozat që u nevojiten në kohën e duhur për të mbrojtur qytetarët. Marrëveshja ka të bëjë gjithashtu edhe me vaksinat e përshtatura me variantet e reja BA.4 dhe BA.5 Omicron, në pritje të autorizimit nga EMA.

“Kjo do të sigurojë që autoritetet kombëtare të kenë akses në vaksinat kur u duhen për fushatat e tyre kombëtare”, njofton Brukseli në një deklaratë.

Marrëveshja garanton që, nëse një ose më shumë vaksina të përshtatura marrin autorizim marketingu, Shtetet Anëtare mund të zgjedhin të marrin vaksinat e përshtatura sipas kontratës aktuale dhe gjithashtu parashikon dërgimin e 15 milionë dozash shtesë të vaksinave të përshtatura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.