BRENDA NJË JAVË JANË REGJISTRUAR 9.982 RASTE POZITIVE ME KOVID-19

Brenda një jave në RMV janë regjistruar gjithsej 9.982 raste pozitive me Covid-19, apo një ulje të infektimeve prej 16.2%, në krahasim me një javë më parë. Në Raportin e Institutit të Shëndetit Publik, numri më i madh i rasteve të regjistruara me Covid janë në Shkup, 5.300 raste ose 53%. Nga Instituti bëjnë me dije se janë regjistruar të sëmurë me Covid nga të gjitha grupmoshat. Por është vërejtur zvogëlim i numrit të infektimeve tek të gjitha grupmoshat. “Më të zakonshmet janë grupmoshat mbi 60 vjet (2.455 ose 24.6%) dhe 30-39 vjet (2.004 ose 20.1%). Numër më i ulët është regjistruar tek grupmosha nga 0-9 vjet (312 raste ose 3.1%. Vërehet ulje e numrit të të prekurve me koronavirus pothuajse te të gjitha grupmoshat, me uljen më të dukshme prej 23.9% tek grupmosha 30-39 vjet, derisa rritje vërehet tek grupmosha nga 0-9 vjet me 21.4% dhe tek grupmosha 10-19 vjet me 16.5% rritje, në krahasim me javën e kaluar”, bëjnë të ditur nga ISHP. Gjatë javës së kaluar janë paraqitur 1.340 riinfektime, me një zvogëlim të shifrave prej 14.0%, në krahasim me një javë më parë. Poashtu janë regjistruar edhe më pak raste të vdekjeve nga Covdi-19. “Janë paraqitur 147 raste të vdekjeve në 24 qytete gjatë javës që shkoi, për 0.7% më pak se një javë më parë. Numri më i madh e atyre janë nga Shkupi. Lidhur me grupmoshat, numri më i madh 137 ose 93.2% nga të vdekurit i përkasin grupmoshës mbi 60 vjet ndërsa janë regjistruar persona të vdekur edhe tek grupmoshat nga 50-59 vjet (7 raste), 40-49 vjet (1) dhe 30-39 vjet (2)”, theksojnë nga ISHP. Sa I përket vaksinimit deri tani 861.529 persona kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti Covid. Me të dyja dozat janë vaksinuar 845.121 persona, derisa dozen e tretë e kanë marrë 132.488 persona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.