BURRI DHE DJALI SULMOJNË NJË 46 VJEÇARE NË SHKUP

BURRI DHE DJALI SULMOJNË NJË 46 VJEÇARE NË SHKUP

Një nënë 46 vjeçare nga një fshat i Shkupit, është rrahur nga bashkëshorti i saj. Gruaja përveç nga burri është sulmuar edhe nga djali i saj 28 vjeçar, i cili më tej ka rrahur edhe motrën e tij. Rastin në polici e ka paraqitur e sulmuara.

“ Më 17.02.2023 në ora 02:30 në SPB Shkup, një grua 46 vjeçare nga një fshat i Shkupit ka raportuar se me datë 16.02.2023 rreth orës 18.00 është sulmuar fizikisht në shtëpinë e familjes nga djali i saj N.P (28) dhe bashkëshorti i saj R.P, i cili ka përdorur edhe send të fortë. Sipas raportit, N.P ka sulmuar fizikisht edhe vajzën e denoncueses”, thonë nga policia, e cila po merret me zbardhjen e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.