ÇERDHET PA MASA KUNDËR VIRUSIT KORONA

ÇERDHET PA MASA KUNDËR VIRUSIT KORONA

Masat kufizuese anti Covid-19 nuk do të zbatohen më as në çerdhe, njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e rregullt të 42-të i pranoi propozimet e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave të përcaktuara sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive. Në përputhje me këto propozime, Qeveria miratoi një konkluzion sipas të cilit të gjitha masat kufizuese pushojnë së zbatuari, përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave mbrojtëse në objektet e kujdesit shëndetësor, farmacitë dhe ambientet e kujdesit për të rritur dhe persona me aftësi të kufizuara. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton opinionin se zbatimi dhe respektimi i masave dhe protokolleve të përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtjen nga Covid-19 në institucionet parashkollore janë shfuqizuar”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.