Ç’THONË ANALIZAT BRITANIKE PËR MBAJTJEN E MASKAVE NË SHKOLLA?

Ç’THONË ANALIZAT BRITANIKE PËR MBAJTJEN E MASKAVE NË SHKOLLA?

Qeveria britanike pranon se provat për përdorimin e maskave në shkolla, për të zvogëluar përhapjen e Covid-it nuk janë përfundimtare. Dilema pranohet në një analizë të autoriteteve angleze lidhur me vendimin e tyre për mbajtjen e maskave në klasa. Studimi i qeverisë në vjeshtë nuk dha prova të një ndikimi të rëndësishëm statistikisht. Analiza thotë se studime të tjera kanë dhënë rezultate të ndryshme, por të marra së bashku sugjerojnë se maskat mund të ndihmojnë.

Analiza është publikuar pas njoftimit të së hënës për kthimin e maskave në klasa. Ajo përfshin rezultatet e një studimi në 123 shkolla në Angli të cilat përdorën maska, duke i krahasuan ato me shkollat që nuk i përdorën maskat gjatë valës Delta të Covid 19. Shkollat ​​ku u përdorën maskat në tetor 2021, për dy deri në tre javë, shënuan një rënie të infektimeve nga 5.3% në 3%. Në shkollat ​​që nuk përdorën maska mungesat e nxënësve ranë nga 5.3% në 3.6%. Por 94% e drejtuesve dhe mësuesve të shkollave thanë se maska e bën më të vështirë komunikimin mes mësuesve dhe nxënësve. Edhe rreth 80% e nxënësve thanë gjithashtu se kjo e bënte komunikimin më të vështirë, por 70% e nxënësve thanë se maska i bën ata të ndihen më të sigurt.

Autoritetet britanike njëherit kanë thënë se maskat kanë edhe kosto, por nuk do të përdoren më gjatë se ç’duhet. Susan Hopkins, këshilltarja kryesore mjekësore në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, për BBC NEWS ka thënë: “Ne mbështesim vendimin e Departamentit për Arsimin për të rifutur përdorimin e maskave në shkollat ​​e mesme derisa niveli i Covid 19 mbetet i larta”. Analiza është bërë derisa Mbretëria e Bashkuar aktualisht po përjeton përhapjen e variantit Omicron, por nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për mbrojtjen nga përhapja e virusit që japin maskat në shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.