DANIMARKA HEQ KOVID 19 NGA KATEGORIA E SËMUNDJEVE KRITIKE

DANIMARKA HEQ KOVID 19 NGA KATEGORIA E SËMUNDJEVE KRITIKE

Qeveria daneze ka vendosur nga një shkurti të shfuqizojë të gjitha kufizimet duke e hequr po ashtu COVID-19 nga kategoria e sëmundjeve kritike në aspektin shoqëror.

Kryeministrja Mette Frederiksen tha se duke hequr COVID-19 nga kategoria e sëmundjeve kritike në aspektin shoqëror, kanë vendosur të shfuqizojnë të gjitha kufizimet që nga 1 shkurti dhe për këtë kanë marrë mbështetjen e plotë nga partitë e tjera në parlament. Ajo vuri në dukje se aplikimi i pasaportës së vaksinimit do të vazhdojë vetëm për hyrjet në Danimarkë nga jashtë.

“Kemi vendosur të heqim të gjitha kufizimet që nga 1 shkurti. Në fund të janarit, në fillim të shkurtit, numri i të infektuarve me COVID-19 do të arrijë kulmin dhe më pas do të ketë ulje”, tha Frederiksen.

Autoritetet daneze megjithatë do të ndjekin të dhënat mbi virusin korona, dhe do të aplikohet edhe doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.