DEBAT ME TEMË “PROMOVIMI I LIDERSHIPIT TË GRAVE DHE PJESËMARRJA E GRAVE NË POLITIKË DHE DEMOKRACI”

DEBAT ME TEMË “PROMOVIMI I LIDERSHIPIT TË GRAVE DHE PJESËMARRJA E GRAVE NË POLITIKË DHE DEMOKRACI”

Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra për Studime Evropiane “Wilfred Martens” në Bruksel, vazhdojnë me “Promovimin e lidershipit të grave dhe pjesëmarrjes së grave në politikë dhe demokraci”.

Panel diskutimi i sotëm i cili do të mbahet në Shkup synon të nxisë nevojën për të promovuar lidershipin e grave dhe pjesëmarrjen e grave në politikë dhe demokraci. Në këtë temë do të flasin Daniel Brown, përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer, Eleftheria Katzi, bashkëpunëtore për komunikim dhe media në Qendrën për Studime Evropiane “Wilfred Martens” dhe Anke Holstein, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut. Fjalën e saj do të thotë edhe euro deputetja Marion Walsman. Poashtu pjesë e panelit janë edhe Gordana Siljanovska Davkova, deputete dhe kryetare e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Danela Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit, Zaklina Peshevska, deputete. Monika Zajkova, deputete dhe anëtare e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave dhe Vlora Reçica, studiuese dhe udhëheqëse e Qendrës për Mbështetje Parlamentare dhe Demokratizi, Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.