DERI TË PREMTEN NA PRET MOT SHUMË I NXEHTË

DERI TË PREMTEN NA PRET MOT SHUMË I NXEHTË

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale.  Pasdite dhe në mbrëmje në zonat veriore do të ketë kushte për jostabilitet lokal, i ndjekur me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperaturat do të sillen nga 28 deri në 37 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në rreth 34 gradë. Temperatura të larta do të kemi edhe në ditët në vijim, por me kushte për jostabilitet të mërkuren dhe të enjten, kur do të ketë kushte për stuhi lokale. Temperarturat do të sillen nga 30 deri në 38 gradë, ndërsa në zonat më të ngrohta pritet të rriten deri në rreth 40 gradë. Temperaturat do të bien për disa gradë të premten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.