DHUNA ME BAZË GJINORE VAZHDON, GRATË MBETEN TË PA MBROJTURA

DHUNA ME BAZË GJINORE VAZHDON, GRATË MBETEN TË PA MBROJTURA

Dhuna në bazë gjinore po përhapet ndërsa reagimi i institucioneve kopetente nuk është në nivelin e duhur, thonë nga Platforma për barazi gjinore. Nga platform theksojnë rastet si ai i fundit me sulmin seksual të taksistit ndaj një gruaje, I cili arriti ti ik policisë dhe të arratiset jashtë vendit, apo rasti i ashtuquajtur “Dhoma publike”. “Ndodhi „Dhoma publike “, e më pas edhe disa të ngjashme, ku një numër i madh vajzash dhe grashë, kundër vullnetit të tyre kanë qenë cak i shqetësimit seksual online. Sa protesta dhe reagime duhej të ndodhnin që të reagonin kopetentët për të ndërmarr diçka?”, thonë nga Platforma për barazi gjinore.

Sipas Platformës, ndodhë shum here që policia të mos ndërmerr asgjë në rastet e paraqitjes së dhunës, apo ta trajtojë dhunën si shkelje që ka të bëjë me prishjen e rendit dhe qetsisë, e jo si vepër penale. “Viktimat gjithnjë e më shum e paraqesin dhunën, por dhuna minimalisht nuk po zvoglohet. Kjo dëshnon se sistemi i prevenimit dhe mbrojtjes nuk funksionon”, theksojnë nga Platforma për barazi gjinore.

Të dhënat e Qendrës për punë sociale flasin se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 1543 raste të dhunës në familje, prej të cilave në 1074 raste viktima janë gratë, në 252 burrat dhe në 227 fëmijët. Të dhëna për vitin 2023 ende nuk janë publikuar pasi ato publokohen në çdo tre muaj.

Sipas statistikave të Qendrave për punë sociale, numri i viktimave të dhunës familjare vitin e kaluar është zvogluar për 4,3% në krahasim me vitin 2021, por në vitin 2023 janë shpeshtuar lajmet për sulme, dhunim, apo edhe vrasje të grave. Kryetarjae e Odës së psikologëve doc.dr Mirjana Jovanovska thot se dhuna ndaj grave gjithmonë ka qenë e pranishme, por tani më leht vihet deri te informacionet për veprat e krera, ndërsa viktimat më shumë e paraqesin rastin.

“Në shoqërinë tone ende burri është ai të cilit sjellja aggressive i lejohet dhe nuk është e dënueshme. Gratë ende trajtohen si pjesë më pak e vlevshme e shoqërisë të cilat bukfalisht ju shërbejnë burrave dhe të gjitha veprimet e tyre duhet të jenë në drejtim të mbajtjes, ruajtjes dhe kujdesit ndaj burrit. Diku në vehte këtë rregull e mbajnë edhe grate, pasi e marrin nga nënat e tyre dhe baballarët, të përkrahur edhe nga mjedisi social ku janë rritur”, thot psikologja Jovanovska Stojanovska.

Numri më i madh i rastreve të dhunës vitin e kalaur kanë të bëjnë me dhunën psikologjike 1051 raste, pastaj dhuna fizike 846, pason ajo seksuale te 6 gra dhe dhuna ekonomike është regjistruar te 25 raste.

Ajo.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.