DIASPORA PREZENTOI VALLEN SHQIPE NË “FESTIVALIN DI GAVERA” NË ITALI

DIASPORA PREZENTOI VALLEN SHQIPE NË “FESTIVALIN DI GAVERA” NË ITALI

Megjithëse mijëra kilometra larg vendlindjes, mërgata shqiptare në Itali dhe Gjermani, vazhdon ta kultivojë kulturën dhe folklorin shqiptar. Madje kënga dhe vallja shqipe nuk munguan edhe në festivalin me karakter ndërkombëtar “Festival di Gavera”, përkatësisht “Festivali në Xhavera” të Italisë, që është një nga festivalet më të mëdha në Evropë, kushtuar ritmeve të vallëzimit.

Vallja shqipe me motive nga Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare, u prezentua nga grupi artistik “Iliria-Veneto”, drejtuar nga Muhamer Murtezani dhe Grupi Drenca nga Gjermania, drejtuar nga Imer Kurtaj. Ata u prezentuan me “Vallen e Drenicës”, “Vallen e Tropojës” , “Vallen e Shotës” dhe “Shqiperi oj nëna ime”. Për prezantimin e suksesshëm, organizatorët u ndanë mirënjohje pjesëmarrësve shqiptar.

Në ruajtjen e kulturës dhe folklorit në diasporë, kontribuon edhe gruaja shqiptare. Në festival me shumë sukses u prezantuan edhe dy vajzat e reja, Mamure Murtezani dhe Valentina Kurtaj. Siç deklaruan ato për Ajo.mk, me vallen shqipe merren prej në fëmijëri dhe çdo prezentim e bëjnë me pasion, e sidomos kur bëhet fjalë për prezantim në festival ndërkombëtarë, siç është ai në Xhavera të Italisë. Në festivalin tradicional të 27 me radhë morën pjesë përfaqësues nga 25 shtete, përfshi mërgatën nga Ukraina, performanca e të cilëve u duartrokit fuqishëm nga publiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.