DISA APLIKACIONE QË MUND TË JU SHËRBEJNË NË RAST TËRMETI
Turqia dhe Siria janë goditur kohët e fundit nga tërmete shkatërruese që kanë marrë mbi 40 mijë jetë jetë njerëzish. Për të rritur sigurinë në rast tërmeti, duhet të dini se ka aplikacione që monitorojnë lëvizjet sizmike. Android ka një shërbim të dedikuar për tërmetet, ndërsa telefonat Apple përdorin shërbime lokale dhe ofrojnë një opsion rikujtues dixhital.
Tërmeti i fundit (Last quake)
Ky është një aplikacion falas për iPhone që mbledh informacione në kohë reale. Ky aplikacion është krijuar nga sizmologë dhe mund të vlerësojë ndikimin e një tërmeti të veçantë brenda disa minutave. Përveç informacionit në kohë reale, aplikacioni ofron mundësinë për të ndarë komente, foto dhe video të dëshmitarëve.
Rrjeti i tërmeteve (Earthquake network)
Ky aplikacion ofron njoftime në kohë reale nëse jetoni pranë epiqendrës. Përveç kësaj, ai dërgon një paralajmërim disa sekonda para tërmetit nëse jetoni larg nga epiqendra.
“Alarmet e mia për tërmetet” (My earthquake alerts)
Ky aplikacion ofron informacione për tërmetet dhe ka një bazë të dhënash të tërmeteve të viteve ’70 të shekullit të kaluar.
Këto tre aplikacione për iPhone janë falas. Kur bëhet fjalë për telefonat që funksionojnë në Android, ata kanë një opsion alarmi Shake alert . Ky opsion duhet të aktivizohet në telefonin tuaj për të marrë sinjalizime për tërmetet.
Leave a Reply