DITËT E NGROHTA, MËNGJESET DHE MBRËMJET E FRESKËTA. FUNDJAVA ME MOT JOSTABIL.
Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare ndërsa në luginë do të fryjë erë veriore herë pas here më e fortë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 18 ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 23 deri në 32 gradë Celsius. UV=7
Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu që do të forcohet për një kohë të shkurtër. Temperatura minimale do të zbresë në 11gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë Celsius.
Deri të premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore, e cila do të intensifikohet gjatë ditës së sotme dhe nesër përgjatë luginës së lumit Vardar.
Sipas sinoptikëve deri të enjten mëngjeset do të jenë më të freskëta ndërsa temperaturat e ditës do të rriten gradualisht. Gjatë fundjavës do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit lokal me paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër./ Ajo.mk
Leave a Reply