EDHE NJË HUMBJE E MADHE PËR MBRETËRESHËN ELIZABETA E DYTË

Mbretëresha Elizabeth II është duke përjetuar edhe një humbje të madhe. Vetëm disa muaj pas vdekjes së Princit Filip, Mbretëresha mbetet edhe pa një njeri të afërt në jetën e saj. Mediat britanike kanë shkruar se në moshën 101 vjeçare ka vdekur shoqja e saj më e ngushtë, Dukeshën nga Grafton,  Ann Fortune FitzRoy.

An kishte punuar për Mbretëreshën Elizabeth II që nga viti 1953 e obliguar për përkujdesjen e veshjes dhe stolitë e saj. Dukesha kishte bërë gati edhe punë të ndryshme shtetërore për mbretëreshën si dhe takime politike.

Mbretëresha dhe Dukesha gjatë githë këtyre viteve ishin shumë të afërta gjë që e vërteton edhe fakti se Mbretëresha Elizabeta II ishte kumbara e vajzës së dytë të Ann – Virginia FitzRoy në vitin 1954. Për ta nderuar Dukeshën, Mbretëresha Elizabeta II e dekoroi me Urdhrin prestigjioz “Dame Grand Cross Royal Victorian” në vitin 1980, i cili iu dha për shërbimet e saj si sovrane.

Ann ishte e lindur në vitin 1920 dhe u martua me Dukën e 11-të të Grafton Hugh Fitzroy në vitin 1946. Dukesha dhe burri i saj kishin pesë fëmijë – dy djem dhe tre vajza./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.