EKIPET MOBILE TË KRYQIT TË KUQ DO TË PATRULLOJNË NËPËR SHKUP PËR TË OFRUAR NDIHMË KUNDËR VALËS SË NXEHTË

EKIPET MOBILE TË KRYQIT TË KUQ DO TË PATRULLOJNË NËPËR SHKUP PËR TË OFRUAR NDIHMË KUNDËR VALËS SË NXEHTË

Sot dhe nesër në Shkup do të patrullojnë ekipet mobile të Kryqit të Kuq të përbëra nga mjek ose ndihmës shëndetësor. Vullnetarët do të shpërndajnë ujë dhe pamfleta me këshilla për mbrojtje nga moti i nxehtë, do të masin tensionin e qytetarëve të cilët do të ankohen për ankesa ndërsa për rastet më të rënda do të sigurohet transport deri në objektin më të afërt mjekësor apo në shtëpi”, thonë nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit.

20 vullnetarë nga ekipi i reagimit ndaj fatkeqësive do të angazhohen për aktivitetet në terren për përballimin e valëve të mundshme të nxehtit, me pesë automjete që do të patrullojnë nëpër tërë qytetin. Sot dhe nesër është planifikuar që ekipet mobile të dalin në terren nga ora 11 deri në 16 dhe të patrullojnë zonën qendrore të qytetit dhe stacionet më të mëdha të autobusëve. Aktivitetet do të vazhdojnë sipas parashikimeve për temperatura të larta.

Ekipi për shpëtim malor i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit edhe këtë vit është i përfshirë në mënyrë aktive në aktivitete për parandalimin dhe zvogëlimin e dëmeve të shkaktuara nga vala e të nxehtit dhe zjarret.

“Vullnetarët nga ekipi me material propagandistik do të ndikojnë në ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe ritmet e tyre kur lëvizin nëpër male dhe do të jenë aktivë në dhënien e këshillave se si të mbrohen nga vala e të nxehtit dhe nëse është e nevojshme t’u japin ndihmën e parë”- thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.