ELISABETH BORNE U EMËRUA KRYEMINISTRE E RE E FRANCËS

ELISABETH BORNE U EMËRUA KRYEMINISTRE E RE E FRANCËS

Élisabeth Borne do të jetë kryeministrja e ardhshme e Francës, duke e bërë atë gruan e dytë që mban këtë post në historinë franceze,ka konfirmuar pallati presidencial.

Borne është gruaja e parë kryeministre në Francë që nga Edith Cresson, e cila u emërua 30 vjet më parë nga presidenti socialist Francois Mitterrand. Ajo e filloi karrierën e saj në politikë në vitet e 80-ta kur punonte në Ministrinë e Punëve Publike. Në vitet 1990 ajo ishte këshilltare e Ministrisë së Arsimit dhe midis 2008 dhe 2013 punoi me Bertrand Delanoe (politikan francez dhe kryetar i bashkisë së Parisit nga viti 2001–2014). Ndërsa më vonë punoi me kryetaren e Parisit Ann Hidalgo, si drejtore e përgjithshme e Urbanistikës dhe Planifikimit në komunën e Parisit. U largua nga kryeqyteti për t’u bërë prefekte e rajonit Poitou-Charentes.

Gjatë kësaj kohe, Bourne vendosi lidhje me ish-presidenten e rajonit, Ségolène Royal, të cilën e emëroi në vitin 2014 si Ministre të Mjedisit në qeverinë e Francois Hollande dhe e zgjodhi shefe të kabinetit të saj.

Në vitin 2017 pas fitores presidenciale të Macron-it, Bourne u emërua Ministre e Transportit,. Në korrik të vitit 2020 ajo qëndroi në ekipin qeveritar duke marrë rolin e Ministres së Punës.

Borne ka qenë e preferuara për këtë rol për disa arsye, përkatësisht lidhjet e saj me të majtën politike, kredencialet e saj pro mjedisit si dhe karriera e gjatë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Macron pranoi dorëheqjen e Castex pasi dyshja folën në Pallatin Elysée të hënën pasdite.

Leave a Reply

Your email address will not be published.