ESHS: KOSTOJA E JETESËS NË PRILL ËSHTË RRITUR PËR 10.5%

ESHS: KOSTOJA E JETESËS NË PRILL ËSHTË RRITUR PËR 10.5%

Kostoja e jetesës në muajin prill të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rritur për 10.5 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë janë rritur për 11.1 për qind, bën të ditur Enti i Statistikës. Të dhënat tregojnë se krahasuar me një muaj më parë, kostoja e jetesës është rritur me 2.2 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për dy për qind. Në bazë mujore, rritja më e madhe e kostove është shënuar te vaji dhe yndyrat me 20.2 për qind dhe te perimet e freskëta dhe patatet dhe frutat e tjera me 12.9 për qind.

“Rritje e indekseve të kostos së jetesës në prill 2022, krahasuar me një muaj më parë, ka fruta të freskëta dhe të ftohta me 4.4 për qind, djathë dhe gjizë me 3.7 për qind, mish me 3.4 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh me 2.3 për qind, birra me 1.9 për qind, peshk dhe prodhime deti me 1.7 për qind, kafe, çaj, kakao me 1.6 për qind, produkte ushqimore që nuk përmenden diku tjetër për 1.3 për qind”, bën të ditur ESHS-së./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.