ESPERTËT REKOMANDOJNË QË SHISHET E PLASTIKËS TË PËRDOREN VETËM NJË HERË

ESPERTËT REKOMANDOJNË QË SHISHET E PLASTIKËS TË PËRDOREN VETËM NJË HERË

 

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë. Ato mbushen e rimbushen me ujë, ngrohen, futen sërish në frigorifer e përdoren pa fund. Shishet plastike përdoren edhe në furnizimin me qumësht dhe kalojnë nga dora në dorë.

Por studiuesit shpeshherë kanë paralajmëruar për rrezikun e ripërdorimit të shisheve të ujit, pasi ato përmbajnë Bisfenol A, një substancë kimike që lëlshohet në ujë dhe kthehet në strehën e shumë baktereve të rrezikshme. Në një përdorim të vetëm, këto baktere mblidhen pikërisht në grykën e shishes, e cila nuk pastrohet dot kurrë mjaftueshëm dhe mbetet gjithmonë e lagësht duke u kthyer në një ‘pistë bakteresh. Kjo substancë kimike ka një ndikim tepër të rrezikshëm tek hormonet e njeriut, sidomos kur shishja ngrohet nga dielli ose ripërdorimi.

Ekspertët rekomandojnë që nëse u jepet mundësia, të mos blini shishe uji nga ato që ekspozohen jashtë në diell për orë të tëra. Ekspertët poasgtu këshillojnë përdorimin vetëm një herë të shishes plastike dhe zëvendësimin e saj me shishe qelqi. Në këtë mënyrë, do të mbrojmë shëndetin dhe ambientin jetësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.