FAMILJA TRE ANËTARËSHE JETON NË KUSHTE TË VËSHTIRA

Një nënë e re, rreth të 30-tave të saj dhe familja e saj është lënë nën mëshirën fatit dhe personave që here pas here ju ndihmojnë. Ajo së bashku me vajzën 8 vjeçare dhe bashkëshortin pensionist jetojnë në kushte të tmerrshme.

Pa kulm mbi kokë dhe me qira por edhe banesa ku aktualisht qëndrojnë për shkak të çmimit që mund të ia lejojnë vetes është në gjendje të rrënuar.

Bashkëshorti tani më pensionist nuk mund të gjejë punë por edhe vështirë të angazhohet ndërsa me të ardhurat e pensionit mund të mbulojnë vetëm shpenzimet e qirasë dhe të llogarive. Ata në sofrën e tyre mund ti lejojnë vetes bukë dhe gjëra elementare por asnjëherë diçka më shumë.

Nëse doni të kontaktoni familjen atë mund ta bëni duke u drejtuar te iniciativa qytetare Dora e mëshirës Shkup që mund ti gjeni në faqen e tyre në Facebook ose në tel. kontaktues  + 389 71 719 535 /Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.