FËMIJËT E JETIMOREVE NGA UKRAINA TRANSFEROHEN NË TURQI

FËMIJËT E JETIMOREVE NGA UKRAINA TRANSFEROHEN NË TURQI

Ka nisur transferimi i fëmijëve që jetojnë në jetimoret në Ukrainë, për në Antalya të Turqisë.  Në Antalya tanimë ka mbërritur grupi i parë prej 185 fëmijësh dhe 26 nga personeli kujdestar.

Fëmijët u pritën në aeroport nga Ambasadori i Ukrainës në Ankara, Vasyl Bodnar si dhe konsulli i Ukrainës në Antalya, Emir Rustamov, bëjnë të ditur mediat turke.

Evakuimi i fëmijëve nga jetimoret po bëhet pasi forcat ruse nuk po kursejnë as civilët, prandaj edhe shumë fëmijë kanë humbur jetën apo janë plagosur. Gjithashtu janë granatuar edhe objekte shëndetësore, shkollat dhe teatrot në Mariupol ku strehoheshin civil, përfshi një numër të madh fëmijësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.