FËMIJËT NGA FAMILJET ME RREZIK SOCIAL KËTË VIT DO TË KENË PUSHIM FALAS SHTATËDITOR

FËMIJËT NGA FAMILJET ME RREZIK SOCIAL KËTË VIT DO TË KENË PUSHIM FALAS SHTATËDITOR

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të miratojë programin për pushim shtatëditor të fëmijëve nga familjet në rrezik social dhe fëmijëve shfrytëzues të ndihmës së veçantë, ndërsa thirrja do të publikohet në ueb faqen e MPPS-së dhe në Qendrat për Punë Sociale.

Fëmijët e familjeve në rrezik social dhe fëmijët përfitues të shtesë së veçantë këtë verë do ta shfrytëzojnë shërbimin për pushim dhe rekreacion, ka vendosur në seancën e sotme Qeveria duke miratuar informacionin për realizimin e projektit.

Gjithashtu, siç shtohet në komunikatën e qeverisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) obligohet që të miratojë një program për pushim shtatëditor për fëmijët e familjeve në rrezik social dhe fëmijët përfitues të ndihmës së veçantë për sezonin veror 2022për të cilën do të publikohet një thirrje në ueb faqen e MPPS-së dhe në Qendrat për Punë Sociale, pas së cilës do të ndërmerren aktivitetet e nevojshme për realizimin efikas të këtij projekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.