FILLOI GJYSMËVJETORI,MËSIMI ME PREZENCË FIZIKE 

FILLOI GJYSMËVJETORI,MËSIMI ME PREZENCË FIZIKE

Në shkollat fillire dhe të mesme të Maqedonisë së Veriut, filloi gjysmëvjetori i dytë. Gjysmëvjetori filloi me dy javë vonesë, pasi MASH dhe qeveria vendosën të shtyjnë fillimin e gjysm vjetorit për shkak të valës omikton të virusit korona. Mësimi nisi me prezencë fizike edhe për kundër kërkesës së Sindikatës së arsimit dhe disa nismave qytetare që gjysëm vjetori të shtyhet edhe për dy javë, ose mësimi të zhvillohet online. Por nga Ministria e Shëndetësisë thanë se gjendja me pandeminë është nën kontrollë dhe mësimi duhet të nisë me prezencë fizike.

Shëndet të mirë dhe fillim të mbarë në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor u dëshiroi nxënësve dhe mësimdhënësve ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri i cili vizitoi shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Komunën Çair. Ai theksoi se drejtorët e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme me të cilët ka komunikuar në dhjetë ditët e fundit e kanë njoftuar se janë të gatshëm për mësim me prani fizike dhe apeloi deri në fund të respektohen protokollet kundër Covid-19 që të mbrohet shëndeti dhe shkollat të mbesin të hapura deri në fund të vitit shkollor.

“Informacioni më i rëndësishëm është se shkollat janë të gatshme. Jam shumë i lumtur që shoh fëmijë në klasa të cilët janë të gëzuar për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe se janë në shkolla. Do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e të gjitha shkollave për raste të reja dhe çdo ditë do ta kemi parasysh realizimin e mësimit. Drejtorët tregojnë se nuk ka numër të madh të mësimdhënësve, profesorëve ose fëmijëve pozitivë”, tha Shaqiri.

Nga mbledhja e Komisionit për sëmundjr infektive priten edhe udhëzime si do të realizohet skriningu i paralajmëruar I nxënësve në shkolla sipas zgjedhjes së rastit. Në lidhje me kërkesën që nxënësit ta ndjekin mësimin pa maska mbrojtëse, Shaqiri u përgjigj se “do të mbajë takim me të gjithë që mendojnë ndryshe”, por që të gjitha protokollet, duke e përfshirë edhe mbajtjen e maskës, janë rekomandime nga Komisioni dhe ato duhet të respektohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.