FILMAT QË NUK DUHET T’I HUMBISNI GJATË SEZONIT FESTIV

Kur flasim për periudhën e fundvitit, gjithcka që na bie ndërmend është ushqimi i shijshëm, koha e kaluar me familje, pa lënë anash sigurisht edhe pjesën më të bukur… dhuratat! Por le të mos harrojmë traditën e kohës ku qëndrimi para televizorit me filmat e fundvitit, përngjante si një maratonë filmash e mbushur me ndjesitë më të ngrohta festive. Mbase filmat që transmetoheshin nuk ishin përzgjedhja jonë, por ajo që servonin televizionet, mbase i kishim parë shumë herë, dhe mbase do i shihnim edhe disa herë të tjera, por secilën herë sillnin emocione të veçanta dhe bënin ditët tona më të bukura. Sot, për dallim nga ato kohëra, përzgjedhjen e filmave mund ta bëjmë dhe vet. Andaj, ne do ju propozojmë disa, që ndoshta dhe do ofrojnë një justifikim të shkëlqyeshëm për t’u çlodhur dhe për të shijuar këto ditët e fundit të vitit. Le të hidhemi së bashku në nostalgjitë e fundvitit përmes këtyre filmave.

Home Alone: I shkruar nga John Hughes mbetet një klasik i festave të fundvitit, për shumë arsye: Macaulay Culkin është i lezetshëm sa sbëhet, dhe kurthët e tij flasin për sadistin e brendshëm të të gjithë neve; I lënë aksidentalisht pas kur familja e tij fluturon në Paris për Krishtlindje, Kevin McAllister jeton ëndrrën e çdo fëmije duke bërë gjithçka që ai dëshiron në një shtëpi të zbrazët. Oh, dhe ai gjithashtu duhet të mbrojë shtëpinë e tij nga dy hajdutë (Joe Pesci dhe Daniel Stern). Filmi mbulon të gjitha bazat specifike për sezonin, është i mbushur me frymën e “jingle bell” dhe mishëron në mënyrë efektive disa nga parimet themelore të festave;  shumë argëtim, bredhin shumëngjyrësh me dekoret e tjera të pafundme, babadimrin, muzikë, borën, dhe familjen.


Elf: I lansuar 18 vite më parë, ELF  është ndoshta shembulli më i fundit i një filmi të suksesshëm për Krishtlindje. Nga regjisori Jon Favreau, filmi ndjek Buddy-n, një njeri i rritur si kukudh në Polin e Veriut që udhëton në Manhattan për të gjetur babanë e tij të vërtetë. I luajtur  nga Ëill Ferrell, Buddy është një burrë-fëmijë i lumtur, energjik, i mirë dhe pak i bezdisshëm. E ashtu si çdo kukudh i mirë, ai i do Krishtlindjet dhe Babadimrin. Ai është një djalë i mbuluar me karamele, dhe i mahnitur nga gjërat më të thjeshta.


The Holiday: Kjo e rradhës, mbase do përfshijë më shumë personat të cilët pëlqëjnë romantikën, dhe storjet të cilat rikthejnë të besuarit në mrekulli. E zhgënjyer dhe e dëshpëruar, e mrekullueshmja Iris pranon të ndërrojë shtëpinë me Amandën kaliforniane po aq të pafat në dashuri për një pushim shumë të nevojshëm. Iris e gjen veten në një rezidencë madhështore të Hollivudit, ndërsa Amanda lundron në korsitë e një fshati anglez të përsosur. Së shpejti, të dyja zonjat e dashura përplasen me djem vendas të përsosur për një takim romantik. Mbase filmi nuk përfshinë shumë elemente të festave të fundvitit, gjithsesi vlen të shikohet për magjinë që ka vetë historia e filmit, dhe pjesët vizuele të cilat patjetër që përfshijnë atmosferën e sezonit dimërorë.


Love, actually: Meqë e thyem akullin dhe përfshimë filma romantik, le të vazhdojmë edhe me një tjetër të tillë. Love Actually është një film komedi romantik me temë të Krishtlindjeve të vitit 2003, shkruar dhe drejtuar nga Richard Curtis. I shfaqur shpesh gjatë sezonit të festave të fundvitit, filmi është dëshmuar më i popullarizuar në raport me audiencën sesa kritikët, dhe është diskutuar si një element kryesor i Krishtlindjeve të ditëve moderne. Mesazhi kryesor është se pushimet bëhen më të mira kur i kalon me njerëzit që kujdesen për ty dhe kjo është e mjaftueshme për të nisur filmin.  Por, ja edhe disa nga arsyet tjera të cilat mbase do ju motivojnë të shikoni filmin. Personazhet janë jashtëzakonisht të përshtatshëm me përditshmëritë e tona; Soundtrack-u është i shkëlqyer; Trajton dhimbjen e dashurisë së pakërkuar në skenën më të bukur ndonjëherë. Tjerat, shijoni vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.