FOSILET E NJË GRUAJE NË SHPELLË MILIONA VJET MË TË VJETRA SE SA BESOHEJ

FOSILET E NJË GRUAJE NË SHPELLË MILIONA VJET MË TË VJETRA SE SA BESOHEJ

Një hulumtim i ri ndërlikon të gjitha vërtetimet aktuale të evolucionit dhe përfundimet që njerëzit kanë nxjerrë nga studimet. Sipas tij, fosilet që i përkisnin paraardhësve më të vjetër të njeriut janë shumë më të vjetra sesa mendohej fillimisht nga shkencëtarët, raporton MSN.

Fosilet, si ato të gruas së shpellës Pless janë varrosur me mijëra vjet në një shpellë të Afrikës së Jugut të njohur si djepi i specieve njerëzore. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një grup njerëzish të shpellave kanë bredhur në tokë 3.4 dhe 3.7 milion vjet më parë. Kjo njohuri e re mund të riformësojë kuptimin e përbashkët të evolucionit njerëzor. Gjithashtu kjo tregon se ka më shumë mënyra në të cilat paraardhësit tanë mund të kenë evoluar.

Për vite me radhë, shkencëtarët kanë besuar se specia Australopithecus africanus, fosilet e të cilit u zbuluan në shpellat Sterkfontaine pranë Johanesburgut janë më pak se 2.6 milionë vjet e vjetër. Atje janë zbuluar më shumë mbetje njerëzore se në çdo vend tjetër në botë, si për shembull kafka e gjetur në vitin 1947 që i përkiste një gruaje në shpellë me nofkën Pless.

Sipas ekspertëve nga Muzeu Smithsonian këto specie me dy këmbë ishin shumë më të shkurtra se njerëzit modern. Meshkujt ishin mesatarisht 138 centimetra të gjatë dhe femrat 115 centimetra. Por teknikat më të fundit sugjerojnë se Pless dhe mbetjet e gjetura rreth tij janë në fakt një milion vjet më të vjetra nga sa mendohej më parë. Studiuesit kanë marrë të dhëna për epokën e re duke testuar sedimentet rreth fosileve.

Më parë shkencëtarët mendonin se hominidet e Australopithecus africanus ishin shumë të reja për të evoluar në paraardhësit tanë të cilët kanë qenë në tokë rreth 2.2 milion vjet më parë. Ndërsa këto gjetje tani sugjerojnë se ata kishin edhe një milion vjet për të bërë atë kërcim evolucionar, duke hapur mundësinë që Pless të ishte pjesë e njerëzve të shpellës që ishin paraardhësit tanë.

Kjo specie ka ekzistuar në Tokë në të njëjtën kohë me majmunin e njohur si Lucy mbetjet e të cilit janë 3.2 milionë vjet të vjetra. Zbulimet e reja tregojnë se të dyja speciet ishin në gjendje të komunikonin dhe të riprodhoheshin, dhe kjo e ndërlikon pamjen aktuale se nga erdhën njerëzit, thonë shkencëtarët, duke sugjeruar se evolucioni mund të mos jetë aq i thjeshtë.

“Kjo do të thotë se pema jonë familjare është më shumë si një shkurre,” tha shkencëtari francez Laurent Brook i cili punoi në studim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.