FRUTAT DHE PERIMET JANË PLOT KIMIKATE POR EKSPERTËT SQAROJNË SE SI TI DALLONI ATO

FRUTAT DHE PERIMET JANË PLOT KIMIKATE POR EKSPERTËT SQAROJNË SE SI TI DALLONI ATO

Për ti ruajtur frutat dhe perimet gjatë dimrit, veçanërisht mollët, ato shpesh trajtohen me kimikate të ndryshme që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.  Për të qëndruar sa më gjatë, mollët trajtohen me dyll, glicerinë, parafinë, apo klorur kalciumi. Ekspertët kanë sqaruar se si të mbroheni nga helmimi nga mollët dhe frutat e tjera të spërkatura dhe hapi i parë është larja e tyre në ujë të ngrohtë, ku mund të shtoni edhe sodë buke.

Cilat janë më të sigurta?

Nëse blini produkte “shtëpiake” nga shitës të dëshmuar në treg dhe e dini që nuk përdorin kimikate, thjesht mund të lani koren nga papastërtia dhe pluhuri i grumbulluar. Nëse i blini në dyqan, kur vërtet nuk e dini nëse trajtohen me kimikate, rekomandohet në çdo rast që të zhvishet lëvorja. Pasojat e konsumimit të ushqimeve të mbushura me kimikate mund të jenë shumë të rrezikshme dhe të çojnë në helmime të rënda. Megjithatë, ky problem ka një anë tjetër. Nëse e qërojmë mollën, atëherë po hedhim burimin kryesor të vitaminave A dhe C, kalciumin, fosforin dhe hekurin, si dhe antioksidantë të dobishëm.

Lëvozhgë e dobishme dhe fruta dhe perime të tjera

Vitaminat C dhe P dhe një sasi e madhe pektine ruhen në lëvozhgën e limonit. Megjithatë, këto ushqime mund të trajtohen edhe me kimikate për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre, ndaj duhen larë shumë mirë përpara se të zhvishen. Uji i nxehtë dhe soda e bukës do të ndihmojnë.

Si e dini nëse trangujt dhe domatet janë spërkatur?

Për të përcaktuar nëse perimet kanë pesticide, copëtoni trangullin (kastravecin) dhe domaten për të parë se si është brenda. Zakonisht trangujt dhe domatet me toksina kanë vija të verdha, me një pjesë të verdhë në qendër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.