GAZETARËT SOT MARSH PROTESTUES NË SHKUP

GAZETARËT SOT MARSH PROTESTUES NË SHKUP

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik i ftojnë të gjithë profesionistët e medias në një marsh protestues të premten (17.02) që do të nisë nga Qeveria e RMV-së deri para Kuvendit, ku të bashkuar do të shprehim pakënaqësinë tonë për sulmet ndaj gazetarëve, fyerjet dhe poshtërimet nga politikanët, konkurrenca e pandershme, kushtet e pasigurta në të cilat punojnë gazetarët, gjendja e keqe socio-ekonomike.

Gjatë marshimit do të dërgohen mesazhe nga përfaqësuesit e SHGM-së dhe SPGPM-së, ndërsa kërkesat e mëposhtme do t’i dërgohen Qeverisë dhe Kuvendit.

– Miratimi urgjent i ligjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat e gazetarëve dhe punën e mediave, dhe zbatimin e tyre në mënyrë të përpiktë

– Funksionarët shtetëror dhe politikanët të respektojnë gazetarët dhe kameramanët

– Të ndalojë PR-i agresiv shtetëror

– Mbështetje për gazetarët dhe mediat lokale

– Respektimi i të drejtave të punës së gazetarëve dhe punonjësve të medias

– Kushte të sigurta pune për gazetarët dhe punonjësit e medias

E premte, 17.02.2023, me fillim nga ora 10:30 para Qeverisë së RMV.

Itinerari i marshit – Nga Qeveria deri tek Kuvendi i RMV-së

Me respekt,
SHGM

Leave a Reply

Your email address will not be published.