GAZETARJA RUSE NDËRPRET DITARIN ME PANKARTË QË DËNON LUFTËN NË UKRAINË

GAZETARJA RUSE NDËRPRET DITARIN ME PANKARTË QË DËNON LUFTËN NË UKRAINË

Mbrëmjen e së hënës, një gazetare që mbante një pankartë anti-luftës në Ukrainë, u shfaq në sfondin e edicionit të lajmeve në kanalin shtetëror rus, Channel 1. Pankarta e cila dukej prapa prezentueses së lajmeve bënte thirrje për ndalimin e luftës në Ukrainë dhe shikuesit të mos besojnë në propaganda. Slogani ishte shkruar në anglisht dhe rusisht.

OJQ-ja OVD-Info e prezantoi gruan si Marina Ovsyanikova, redaktore në po të njejtin kanal televiziv. Derisa prezantuesja Ekaterina Andreeva po lexonte lajmet, Ovsyannikova u shfaq pas saj me një pankartë ku shkruhej: “Jo për luftë. Mos besoni në propagandë. “Këtu po të gënjejnë”.

Prezantuesja vazhdoi të lexonte lajmet për disa sekonda, më pas rrjeti kaloi me shpejtësi në raportim dhe ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë nga studio. Skena ka ndodhur gjatë emisionit informativ të mbrëmjes “Moti” në Kanalin e Parë, i cili ndiqet çdo ditë nga miliona rusë.

“Për ngjarjen ka nisur një hetim i brendshëm”, tha televizioni.

OVD-Info raportoi se Ovsianikova u arrestua dhe u ndalua në një stacion policor.

Rusia kohët e fundit miratoi një ligj që dënon me dënime të rënda – deri në 15 vjet burg – atë që qeveria e konsideron “informacion të rremë” për ushtrinë. OVD deklaron se më shumë se 14,100 njerëz janë arrestuar për shprehjen e kundërshtimit dhe revoltës për vendimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt.

Ky kanal televiziv rus kontrollohet nga shteti dhe reflekton vetëm versionin rus të luftës në Ukrainë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.