GJERMANIA KTHEN MAQEDONINË NË LISTËN E VENDEVE ME RREZIK TË LARTË

GJERMANIA KTHEN MAQEDONINË NË LISTËN E VENDEVE ME RREZIK TË LARTË

Për shkak të numrit të madh të infektimeve me Kovid 19, Gjermania e kthen Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve me rrezik të lartë. Nga kjo e diel personat e pavaksinuar si dhe personat të cilët nuk e kanë kaluar KOVID 19 duhet të hyjnë në karantinë. Përveç Maqedonisë së Veriut, në listën e vendeve me rrezik më të madh nga infektimet janë kthyer Serbia, Bosnjë e Hercegovina por edhe vendet e BE-së si Franca, Austria, Letonia, Bullgaria dhe vende të tjera. Kroacia nga 24 tetori vitin e kaluar është në listën e vendeve me rrezik të lartë, Mali i Zi nga 15 gushti, ndërsa Sllovenia nga 26 shtatori.

Nga e diela të gjithë pasagjerët të cilët dëshirojnë të hyjnë në Gjermani duhet të paraqiten në mënyrë elektronike ndërsa duhet të kenë vërtetim për vaksinim ose se e kanë kaluar kovid-19 ose test negativ për virusin korona.

Personat e vaksinuar dhe të shëruar nuk duhet të shkojnë në mënyrë të patjetërsueshme në karantinë 10-ditore.

Personat të cilët nuk kanë qenë të infektuar me KOVID dhe nuk janë të vaksinuar mund të lirohen nga izolimi në ditën e pestë me testim për KOVID-19.

Nga kjo masë lirohen fëmijët e pavaksinuar deri në moshën gjashtëvjeçare ndërsa karantina automatikisht u ndërpritet pas pesë ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.