GJINEKOLOGU DHUNOI QINDRA GRA: UNIVERSITETI DO T’I PAGUAJË 250 MILIONË DËMSHPËRBLIM

GJINEKOLOGU DHUNOI QINDRA GRA: UNIVERSITETI DO T’I PAGUAJË 250 MILIONË DËMSHPËRBLIM

Autoritetet në Universitetin e Kalifornisë do të paguajnë afro 250 milionë dollarë për gratë që dyshohet se janë abuzuar seksualisht nga një gjinekolog. Qindra gra kanë akuzuar zyrtarët e Universitetit të Los Anxhelosit se kanë mbuluar qëllimisht abuzimin e gjinekologut James Hips. Hips ka punuar në qendrën shëndetësore të universitetit nga viti 1983 deri në vitin 2018.

Hetimi i universitetit filloi vetëm në vitin 2017. Në vitin 2019, gjykata pezulloi licencën e tij mjekësore dhe administrata e universitetit ra dakord t’u paguante viktimave 250 milionë dollarë dëmshpërblim. Zyrtarët e universitetit thonë se shpresojnë se marrëveshja financiare do t’i sjellë “një kurë dhe njëfarë fundi vuajtjeve” për gratë që janë abuzuar.

Hips, i cili përballet me 21 akuza për abuzim seksual të shtatë grave, është deklaruar i pafajshëm.

“Sjellja që supozohet se është kryer nga Hips është e dënueshme dhe në kundërshtim me vlerat e universitetit. Detyrimi ynë i parë dhe kryesor do të jetë gjithmonë mbrojtja e komunitetit të cilit i shërbejmë dhe shpresojmë se ky është një hap drejt shërimit të viktimave të abuzimit”, thuhet në një deklaratë nga Universiteti i Los Anxhelosit.

Kara Kegl, e cila i mbijetoi kancerit dhe iu nënshtrua ekzaminimeve të ijeve ndërsa ishte e sëmurë, tha për Los Angeles Times se vetëm tetë vjet më vonë kuptoi se çfarë i kishte ndodhur.

“Edhe pse gjej ngushëllim në fund të këtij rasti, më thyhet zemra për gratë që nuk u kursyen, të cilat vuajtën për mua sepse universiteti nuk pranoi të përgjigjej”, tha ajo.

Sipas avokatit, Hips dikur ishte doktori më i paguar në të gjithë sistemin e universiteteve në Kaliforni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.