GJYSMËVJETORI DUHET TË FILLOJË ME PRANI FIZIKE-MSH

GJYSMËVJETORI DUHET TË FILLOJË ME PRANI FIZIKE THOTË MINISTRI I SHËNDETËSISË BEKIM SALI

Nuk ka nevojë për izolim, gjegjësisht për mësim online, thotë ministri i shëndetësisë Bekim Sali. Sipas tij Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë kanë përvojë me pandemi dhe endemi tek fëmijët prandaj gjysmëvjetori do të fillojë me prani fizike.

“Gjysmëvjetori i dytë do të fillojë me prezencë fizike më 1 shkurt dhe ne si ministri do ta bëjmë skriningun në bazë të lirë të fëmijëve dhe në varësi prej rajonit do të ndërmarrim masa të reja”, tha Sali.

Ministri Sali poashtu tha se numri i personave të sëmurë është ulur ditëve të fundit.

“Nuk ka rritje dhe po vërejmë se ka ulje të numrit të ri të infektuar dhe për momentin nuk ka nevojë për masa të reja”, ka thënë ministri Sali.

Sipas analizave  të bëra në Institutin për Shëndet Publik, 10 për qind e të infektuarve me viriusin korona në RMV  janë me variantin Delta, ndërsa 90 për qind me Omicron.

Leave a Reply

Your email address will not be published.