GRATË GJYKOHEN MË SHUMË KUR PARTNERI ËSHTË MË I RI

GRATË GJYKOHEN MË SHUMË KUR PARTNERI ËSHTË MË I RI

Hulumtimet kanë zbuluar se njerëzit janë më shumë mosmiratues për çiftet me diferencë moshe mashkull-femër kur partneri më i vjetër është grua. Në këto raste, janë përsëri gratë ato që gjykohen më shumë.

Në një studim me 200 gra, ajo që u zbulua ishte se gratë që ishin më shumë se 10 vjet më të mëdha se partnerët e tyre meshkuj ishin në fakt më të kënaqurat dhe më të përkushtuarat ndaj marrëdhënieve të tyre, krahasuar me gratë që ishin më të reja se partnerët e tyre, si dhe me gratë, partnerët e të cilave ishin të afërt në moshë.

Pse ndodh kështu?

Pse gratë e moshuara ishin më të kënaqura? Ka disa mundësi. Për shembull, mund të ndodhë sepse kur gruaja është më e madhe, kjo e zhvendos dinamikën e pushtetit drejt një barazie. Barazia më e madhe në një marrëdhënie tenton t’i bëjë çiftet më të lumtur.

Përveç barazisë, lumturia mund të lidhet edhe me një pozitë më dominuese dhe të fuqishme për gratë. Kjo mund t’i bëjë gjërat interesante edhe në dhomën e gjumit.

Shkurtimisht, rezultatet e studimit sugjerojnë se ndërsa çiftet me diferencë moshe mund të përballen me shumë rezistencë sociale, kjo nuk i pengon domosdoshmërisht që të zhvillojnë marrëdhënie të forta dhe shumë të kënaqshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.