GRATË PO THYEJNË BARRIERAT, NUK KA MË PROFESIONE MASHKULLORE

GRATË PO THYEJNË BARRIERAT, NUK KA MË PROFESIONE MASHKULLORE

Në Shtëpinë Evropiane në Shkup u mbajt manifestimi “Gratë thyejnë barrierat: Histori triumfi dhe qëndrueshmëri” organizuar nga Ambasada Spanjolle në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të ngritjes së profilit të grave që thyen stereotipet gjinore dhe sociale normat në profesionet e rralla.

Aktiviteti u hap nga ambasadori spanjoll Hose Luis Lozano Garsia, së bashku me Fatmire Isaki – Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme.

Pjesë e ngjarjes dhe panelit të diskutimit ishin tre drejtueset femra nga Universiteti Ndërkombëtar i Hapësirës ISU, magjistre në studime Hapësinore 22, Laura Perez, Andrea Santos Lopez dhe Martina Dimoska, të cilat na njohën me profesionet e tyre në një industri të orientuar kryesisht nga meshkujt.

Për këtë ngjarje foli Martina Dimoska, magjistre e shkencave Hapësinore dhe astronautja e parë analoge maqedonase dhe astronautja e parë femër nga Ballkani, e cila është e përfshirë në një mision në vendbanimin e Integruar analog të dedikuar për Hënën dhe Marsin, financuar nga NASA.

“Kjo ngjarje është e rëndësishme sepse paraqesim se si gratë në Maqedoni se si i shkatrrojnë barierat, ashtu si edhe grqatë në botë si për shembull ato të Spanjës i shkatrrojnë barierat. Poashtu është nderë për pjesmarrjen e madhe të atyre që duan të njihen me sektorin hapsinorë“, theksoi astronautja Dimoska.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.