GREQIA SYNON HEQJEN E MASAVE KUFIZUESE ANTI KOVID PËR TURISTËT

GREQIA SYNON HEQJEN E MASAVE KUFIZUESE ANTI KOVID PËR TURISTËT

Kushtet e favorshme epidemiologjike të kombinuara me mbulimin e kënaqshëm me vaksinim të qytetarëve, me mbi 85% te popullata mbi 60 vjeç dhe ndryshimi i stinës dhe motit, i mundësojnë Greqisë të nisin me rikthimin e jetës normale. Në të njëjtën kohë, kura terapeutike për pacientët me Kovid po pasurohet me pilulat antivirale të kompanisë Pfizer – kompania Merck (MSD në Greqi) e cila qarkullon që nga janari.

Me të njëjtën procedurë, pra me kërkesë të mjekut përmes një platforme në recetë elektronike, nga sot do të jetë në dispozicion edhe ilaçi i ri antiviral. Certifikata e vaksinimit do të mbetet si një dokument i rëndësishëm shëndetësor por jo si pasaportë shëndetësore në fazën tjetër, pra nga prilli e në vazhdim, sipas qeverisë.  Duke qenë se certifikata nuk kërkohet më për një sërë aktivitetesh në shumicën e vendeve evropiane, synimi është që Greqia të heqë masat e detyrueshme si për grekët ashtu edhe për turistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.