GRUA NË RREZIK PËR JETËN PASIQË I REFUZOHET ABORTI NË MALTË

 

GRUA NË RREZIK PËR JETËN PASIQË I REFUZOHET ABORTI NË MALTË

Një gruaje amerikane të cilës i është mohuar e drejta për ndërprerje të shtatzënisë për shkak të ligjeve drakoniane malteze, ka frikë për jetën e saj ndërsa pret që foshnjes ti pushojë së rrahuri zemra, tha partneri i saj dhe një OJQ të mërkurën.

“Ajo është e neveritur Ne mendojmë se një grua e pafajshme mori një dënim mizor dhe të çuditshëm.”, tha Jay Veldreer për France Presse.

Çifti ishte në pushime në Maltë kur Andrea Prudente u shtrua në spital me gjakderdhje të madhe në javën e 16-të të shtatzënisë. Foshnja ishte mirë por gruaja humbi lëngun amniotik një ose dy ditë më vonë. Ekzaminimet e reja tregojnë se placenta është shkëputur pjesërisht nga mitra por zemra ende rreh, thotë Veldreer. U thanë të vinin pas 48 orësh. Një ekzaminim i tretë konfirmoi se “lëngu amniotik mungon dhe foshnja nuk do të mbijetojë”, megjithëse zemra e saj ende rrihte, vazhdoi Veldreer.

Për shkak të ndalimit të plotë të abortit në Maltë mjekët nuk do të ndërhyjnë, tha ai. Fjalët e tij u konfirmuan nga OJQ “Doctors for Choice”.  Që atëherë çifti ka pritur që zemra e foshnjës të ndalojë, Andrea të ketë një abort apo të zhvillojë një infeksion kërcënues për jetën, përfundoi partneri i saj Jay Veldreer.

Kompania e tyre e sigurimit u përpoq t’i evakuonte nga Malta por rreziqet ishin shumë të mëdha.

Natalie Psila nga OJQ “Doctors for Choice” konfirmoi historinë dhe tha se situata është jashtëzakonisht e rrezikshme për nënën.

“Nëse gjendja e saj përkeqësohet mjeku do të duhet të shkelë ligjin duke rrezikuar katër vjet burg dhe duke i dhënë fund shtatzënisë”, tha Psila.

Leave a Reply

Your email address will not be published.